Aktualitet

Foto/ Përfundoi në spitalin e Traumës, flet vëllai i 61 vjeçares: Motrën e dhunon bashkëshorti dhe nusja e djalit

Shkruar nga Liberale

Vëllai i Mariana Çinarit, 61 vjeçares e cila u paraqit në spital në gjendje të rëndë ka folur lidhur me ngjarjen. Vëllai thotë se motrën e tij, Marianën, jo vetëm që e dhunon nusja e djalit, por edhe bashkëshorti.

“Motrën e tim e dhunon bashkëshorti dhe nusja e djalit”, ka thënë vëllai.

Edhe vetë Mariana pretendon se ishte nusja e djalit, ajo që e dhunoi, ndërsa Helena i ka hedhur poshtë akuzat.

“Nuk e kam kallëzuar bashkëshortin për dhunë ndaj meje. Në një kohë ka kërkuar urdhër mbrojtje ndaj saj dhe e kanë mbajtur bashkëshortin në burg. Unë nuk kam asnjë problem ndaj Marianës, ajo çfarë problemi ka ndaj meje”, ka thënë nusja në emisionin “Me Zemër të Hapur”.

Elena gjithashtu foli edhe për një urdhër mbrojtje të marrë nga vjehrra në gjykatë, por sipas saj urdhëri nuk ka qenë për dhunë, por që nusja të jetonte vetëm dhe jo në banesën e Marianës, pasi kjo e fundit nuk donte që ajo të jetonte në të njëjtën shtëpi.

“Nusja e Marianës: Urdhri nuk ka qenë për dhunë, por që unë të jetoj vetëm dhe të mos jem në banesën e Marianës sepse nuk donte që unë të jetoja në atë shtëpi. Kur kemi shkuar për çështjen e dytë për ta zgjatur urdhrin e mbrojtjes e ka pezulluar dhe ka thënë se është sjellë mirë nusja. Marjana ka çupën e sëmurë dhe ka shumë shenja. Po ashtu edhe bashkëshortin e saj që e ka dhunuar. Mos ka ajo ndonjë që e mbron”, u shpreh Eelena.

Si pasojë e dhunës të ushtruar, 61-veçarja pësoi hemorragji të brendshme dhe mjekët i kanë hequr shpretkën. Po ashtu, asaj i është dëmtuar rëndë pankreasi dhe organet e tjera, si stomaku, mushkëria dhe mëlçia.

“Jam Mariana Çinari e dhunuar nga nusja e djalit prej 3-4 vitesh Elena Çinari. Kam vajtur në procese gjyqësore me të, kam marrë urdhër mbrojtjeje. Kam vajtur sërish pas urdhrit të dytë të mbrojtjes, por bëri sërish sherr e mua dhe më rrahu”, ka thënë Çinari. /Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH