Këngëtarja me famë botërore, Adele i ka habitur të gjithë me transformimin e saj në pamje. Së fundmi këngëtarja ka nisur të jetë më aktive në rrjete sociale dhe në foton më të re është shfaqur me bikini në pjesën e sipërme.
Adele dukej në super formë, aq sa fansat mbetën gojëhapur duke komentuar se nuk mund t'i besonin syve. Foto brenda 1 dite arriti gati 5 milion pëlqime.
Adele ka humbur 45 kilogramë dhe gjithçka është arritur falë një diete të kufizuar me kalori.
“Ajo është marrë shumë me ushtrime fizike dhe është ushqyer shëndetshëm. Pinte lëng jeshil çdo ditë. Unë shoh që Adele është kthyer në trend këto ditë dhe njerëzve u duket e mrekullueshme që ajo humbi peshë. Por pesha juaj nuk e përcakton bukurinë tuaj", ka treguar trajneri i këngëtares.