Showbiz

Foto/ Pas ndarjes Tea gjen ngushëllim në krahët e dikujt tjetër

Shkruar nga Liberale
Foto/ Pas ndarjes Tea gjen ngushëllim në krahët e dikujt

Teksa mediat po ziejnë nga lajmi i ndarjes së Beart Rexhepit me Tea Trifonin, mesa duket kjo e fundit nuk ka humbur kohë dhe menjëherë ka gjetur ngushëllim në krahët e dikujt tjetër.

Mbrëmjen e djeshme ajo publikoi një video në të cilën shihej duke shkëmbyer puthje në cepin e buzës me një djalë.

Video e cila menjëherë pasi u publikua u fshi nga Tea e cila mesa duket u bë pishman, mirëpo disa ‘screenshote’ nuk na shpëtuan pa i kapur.

A është një romancë e re apo një video për të bërë xheloz Beartin, nuk e dimë dhe mbetet për tu parë nëse më vonë do plasë “bomba” e rradhës që tashmë jemi mësuar pasi kanë qenë të shpeshta nga Tea.

Kujtojmë se sapo Tea ndryshoi ngjyrën e flokëve ndjekësit filluan të aludojnë për një ndryshim dhe në jetën sentimentale të saj.

Epo bionde për Andin, karotë për Beartin dhe tani çokollatë për Geraldin!

[gallery columns="1" size="full" gss="1" ids="1192785,1192786"]

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH