
Life Style
Foto/ Pas 7 vitesh, çifti i njohur i showbizit i japin fund martesës

Çifti i njohur i showbizit, aktorja Lake Bell dhe i shoqi, Scott Campbell i kanë dhënë fund martesës pas plot 7 vitesh. Lajmin e ka bërë të ditur vetë 41-vjeçarja, me anë të një postimi në Instagram.
Ajo ka shkruar se pavarësisht ndarjes do vazhdojnë ta respektojnë njëri-tjetrin, si dhe të jenë miq. Dyshja janë prindër të dy fëmijëve.
“Pas 9 vitesh bashkë, 7 vitesh të martuar, me 2 fëmijë rrëzëllues…Scott dhe unë po i japim fund martesës sonë, por do vazhdojmë të jemi një familje e dashur. Ne do vazhdojmë të jemi prindërit bashkëluftëtarë dhe shokë të ngushtë për të gjithë ditët tona“, ka shkruar Lake.
Tags: aktorja Lake Bell, Çifti i njohur i showbizit, Scott Campbell
KOMENTO (0)