LIfe Style

Foto/ Nora bën deklaratën shokuese për Tunën

               Publikuar në : 09:45 - 09/06/19 Liberale

E ftuar në emsionin Xing me Ermalin, Nora u dha fund zërave se me Tunën nuk flasin, duke u shprehur se vazhdon ta respektojë dhe se nuk e ka armike.

Mirëpo këngëtarja i shokoi të gjithë me deklaratën se me Tunën nuk ka qenë kurrë shoqe e ngushtë.

“Shoqe të ngushta nuk kemi qenë asnjëherë dhe as armike nuk jemi. Mes meje dhe Tunës nuk ka ndodhur kurrë asgjë. Ka ndodhur një keqkuptim familjar siç e keni parë. E urrej kur emri im përflitet në media për të përfituar klikime sepse unë nuk kam karrierë të bazuar mbi skandale. Nuk dua të flas për një skandal ku nuk jam e përfshirë personalisht. Tunën vazhdoj ta respektoj si kolege. Por diçka personale s’ka ndodhur kurrë mes nesh”, u shpreh Nora, por vite më parë ato shiheshin kudo bashkë mediat shkruanin se ato ishin mikesha të pandara.

Mesa duket marrëdhëniet mes tyre janë “ftohur”./Gazeta Liberale

-640-0-5cfc2c953f542 -640-0-5cfc2c964128b -640-0-5cfc2c96c4ca7
<
>

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *