Zbulohen detaje të reja nga aksidenti i ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë ku mbetën të vdekur dy të rinj.
Denis Çali dhe Brusild Gjyla janë dy të viktimat që humbën jetën nga aksidenti i rëndë në fshatin Fortuzaj.
Ata udhëtonin me një mjet tip “Range Rover” i cili doli nga rruga dhe përfundoi në humnerë. I pari që ndërroi jetë ishte Gjyla. Në mëngjes, ndërroi jetë në spital edhe 33-vjeçari, Denis Çali.
[caption id="attachment_1372635" align="alignnone" width="640"] Denis Çali[/caption]
Mësohet se Çali kishte vetëm disa ditë që ishte kthyer nga Italia, ku jetonte dhe punonte si emigrant.
Historia është e dhimbshme për Brusild Gjylën, i cili priste të kurorëzonte dashurinë në martesë në muajin shtator.
[caption id="attachment_1372631" align="alignnone" width="640"] Brusild Gjyla[/caption]
Dyshohet se të rinjtë nuk e kanë njohur zonën, për shkak edhe të ndriçimit të paktë, kanë humbur drejtimin duke rënë në humnerë.