Një incident është shënuar në një koncert, që ka mbajtur Stresi.
Reperi, i njohur me emrin artistik “Stresi”, po bëhej gati për t’u ngjitur në skenë por përplasi kokën me pjesët metalike të murit rrethues.
Duket se ai nuk e vuri re hekurin ku i duhej të përkulej, para se të ngjitej në skenë .
Nga pamjet, dukej qartë se këndoi me një pjesë të gërvishtur në ballë.
Por ky incident nuk e ka penguar atë që të performonte.
Sakaq, Stresi zbuloi se i bëri vetes këto ditë dhuratë një makinë 112 mijë euro për ditëlindje.