Këngëtarja, Xhensila Myrtezaj, pas pushimeve të zgjatura në Bali ka nisur pushimet në Sinagapor. Ajo pushimet po i kalon me bashkëshortin e saj, aktorin e njohur të humorit, Bes Kallakun dhe me vajzën e tyre, duke hedhur poshtë çdo aludim mbi një krisje të marrëdhënieve me të shoqin.
Artistja, e ndjekur nga afro dy milionë njerëz në rrjete sociale, zbuloi me anë të disa postimeve në Instagram se ka nisur përsëri pushimet e këtë herë kanë zgjedhur si destinacion vendin e zhvilluar aziatik, Singaporin.
Me këtë rast, ajo ka publikuar disa imazhe tërheqëse me anë të të cilave ka vënë në pah linjat trupore.