Ditën e sotme është ndarë nga jeta vëllai i kryebashkiakut të Vlorës, Dritan Leli. Eduard Leli është ndarë sot nga jeta në moshën 53-vjeçare, pasi humbi betejën me një sëmundje të rëndë.
Ndërkohë, gjatë inaugurimit të një lagjeje historike në Vlorë, kryeministri Edi Rama ndau me të gjithë të pranishmit lajmin e keq.
“Më vjen keq që kryetari i Bashkisë nuk është këtu me ne, për shkak të humbjes tragjike të vëllait. Kam pasur mundësi që ta njoh personalisht. Ndaj duke u lutur që të prehet i qetë, i përcjell publikisht, përveçse e kam bërë edhe personalisht, ngushëllimet e mia më të ndjera Dritanit dhe familjes”, tha Rama. /Gazeta Liberale