Showbiz

Foto/ Ndahet nga jeta aktori i njohur shqiptar

Shkruar nga Liberale

Ka ndërruar jetë në orët e para të 15 shtatorit, një nga aktorët më të njohur në Kosovë, Adem Mikullovci. Lajmin e ka bërë të ditur gruaja e të ndjerit, Lumnije Mikullovci. Përmes një statusi në Facebook Lumnije Mikullovci ka njoftuar se aktori ka ndërruar jetë në orën 00:20.

“Sonte pas mesnatës në ora 00:20 ndëroj jetë më i dashuri jonë Adem Mikullovci! Për informata tjera dhe ceremoninë e varrimit ju lajmërojmë”, ka njoftuar bashkëshortja Lumnije Mikullovci.

Adem Mikullovci ka lindur në vitin 1939 në Vushtrri. Përgjatë jetës së tij ka luajtur në shumë projekte filmike, teatër, komedi dhe shumë performanca të tjera artistike. Mikullovci gjithashtu ka qenë delegat i Kuvendit i cili shpalli deklaratën Kushtetuese dhe të Pavarësisë nga viti 1990-1992; si dhe u zgjodh deputet i Kuvendit të Kosovës në legjislaturën e kaluar.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH