Sport

FOTO/ Momenti i festës, si u përjetuan golat kuqezi nga bashkëshortja dhe djali i kryeministrit Rama

Shkruar nga Liberale

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda Rama dhe i biri, Zaho ndodhen në stadiumin Air Albania dhe po ndjekin nga afër ndeshjen Shqipëri- Poloni.

Të pozicionuar në tribunën VIP të stadiumit “Air Albania”  kryeministri Rama nuk ka munguar në këtë sfidë kaq të rëndësishme për kombëtaren kuqezi. Rama nuk i ka fshehur dot reagimet teksa ndjek lëvizjet e kuqezinjve. Por nuk e kanë fshehur gëzimin dhe festën bashkëshortja dhe djali i tij, kur u shënuan golat e fitores. Kur mbeten edhe 10 minuta nga mbyllja e ndeshjes, Shqipëria po fiton 2-0 ndaj Polonisë. Në stadiumin e tejmbushur, ku biletat janë shitur të gjitha një muaj më parë, ishin të pranishëm afro 22 mijë tifozë.        

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH