Showbiz

Foto/ Modelja e njohur gjendet e vdekur në shtëpinë e saj

Shkruar nga Liberale

Është ndarë nga jeta modelja Ashley Mattingly, raporton TMZ. Sipas motrës së modeles, Ashley, 33 vjeç i dha fund jetës në shtëpinë e saj në Austin, Teksas dhe la një shënim.

Familja e modeles ka treguar se ajo jetonte në Austin dy vitet e fundit dhe po luftonte me abuzimin ndaj alkoolit, por po përpiqej ta rikthente jetën e saj në rrugën e duhur.

Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe ka marrë shënimin e lënë nga Ashley, si pjesë e hetimit të tyre. Ashley ka pozuar për Playboy në 2011. Ajo u përfshi në një konflikt me partnerin e saj, Lane Garrison, në vitin 2012. Modelja e akuzoi aktorin për dhunë.

Hera e fundit që Ashley u shfaq në televizion ishte në vitin 2015 dhe siç raporton TMZ, modelja dukej mirë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH