Aktualitet

Foto/ Militantët e PD dalin në protestë tani në darkë

               Publikuar në : 21:55 - 14/06/19 Liberale

Militantë të Partisë Demokratike janë mbledhur mbrëmjen e sotme para Drejtorisë së Policisë në Elbasan për të kërkuar lirimin 7 personave të cilët u arrestuan nga policia pasi tentuan ditën e djeshme t’i bllokonin rrugën kryeministrit Edi Rama.

Edhe pse të paktë në numër ata kanë qëndruar aty duke kërkuar lirimin e të ndaluarve që hodhën kapsolla dhe u konfliktuan me policinë në hyrje të Librazhdit.

Mes të arrestuarve janë kryetari i Degës së PD-së në Librazhd; Bujar Vreto, 48-vjeç, ish-deputeti i PD-së, Aurel Bylykbashi 53-vjeç; sekretari i PD-së në Librazhd Erlind Gurra 32-vjeç; sekretari i PD-së në Prrenjas, Leonard Ozuni, 31-vjeç; kreun e PD-së në Prrenjas, Arjan Kariqi 43-vjeç; si dhe 43-vjeçari D.B nga Cërriku së bashku me B.K 54-vjeç nga Librazhdi./ Gazeta Liberale

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *