Showbiz

FOTO/ Me veshje tradicionale shqiptare, martohet ish ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca

Shkruar nga Liberale

Pas largimit nga Shqipëria, Luigi Soreca ka marrë një pozicion të ri të në Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS) duke i emëruar nga përfaqësuesi i lartë zëvendës presidenti i Komisionit Evropian Josep Borrell si i dërguari i tij i Posaçëm për Migracionin e Jashtëm, me gradën ambasador. Por largimi i ka shërbyer edhe për të gjetur “kohë” që të martohet.

Ish-ambasadori i Bashkimit Europian në vendin tonë, Luigi Soreca, i ka dhënë fund beqarisë duke kurorëzuar dashurinë e tij disavjeçare.

Në një ceremoni private, çifti është martuar mes njerëzve të tyre më të dashur, ndërkohë që fotot nga ceremonia janë bërë publike nga vet ëish-ambasadori në llogarinë e tij në Instagram.

Soreca duket se nuk e ka harruar Shqipërinë, pasoi së bashku me bashkëshorten kishin zgjedhur të visheshin edhe me kostumet popullore shqiptare.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH