Aktualitet

Foto me Obamën, Rama flet për përfshirjen e tij

Shkruar nga Liberale
Foto me Obamën, Rama flet për përfshirjen e tij

Lojë politike e ka quajtur kryeministri Edi Rama kërkesën e Partisë Demokratike për prokurorinë që të nisë hetimet në lidhje me foton e kreut të qeverisë me Presidentin Barak Obama.

Në një intervistë në ‘News 24’, tha se kjo çështje është hetuar nga organet e SHBA dhe nënvizoi se lidhja e tij me të bëhet nga PD për të mbuluar çështjen e financimeve nga fondet ruse.

“Kjo është një çështje e hetuar dhe e gjykuar në SHBA dhe unë po të kisha lidhje me këtë çështje nuk do isha një person tërësisht i papërfshirë, i pa pyetur dhe i pakonsideruar gjëkundi nga ana e drejtësisë amerikane. Kjo vjen si përpjekje për rikompensuar në sytë e publikut një çështje tjetër të hapur, shkelje flagrante e ligjeve shqiptare dhe me përfshirje të aktorëve të tretë përmes financimit të PD. Është thjesht një lojë politike dhe nuk më intereson. Unë nuk kam marrë pjesë në asnjë eveniment, kam bërë një foto me presidentin e SHBA-ve dhe kaq”, deklaroi Rama.

Disa ditë më parë gjykata dënoi një shtetas amerikan, William Argeros me akuzën se kishte ndërhyrë për të mundësuar një foto të kryeministrit shqiptar me presidentin e SHBA duke sajuar një kontribut të paligjshëm nga një i huaj.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH