Aktualitet

Foto/ Mbërrin në Shqipëri ambasadorja amerikane, Yuri Kim

Shkruar nga Liberale
Foto/ Mbërrin në Shqipëri ambasadorja amerikane, Yuri Kim

Ambasadorja e re e SHBA-së, Yuri Kim ka mbërritur në Shqipëri, 13 ditë pasi bëri betimin në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Pas një qëndrimi të shkurtër në terminalin VIP nga ku u prit prej stafit të Ambasadës ajo është nisur drejt Tiranës, për të nisur të enjten ditën e parë të punës si ambasadore.

Kim vjen në këtë detyrë pas mbarimit të mandatit të ish ambasadorit Donald Lu, në vitin 2018. Përgjatë kësaj kohe, punët e Uashingtonit në Tiranë u drejtuan nga e dërguara e posaçme, Leyla Moses./Gazeta Liberale

[gallery columns="1" size="full" gss="1" ids="1119670,1119668,1119669"]

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH