Showbiz

Foto/ Marina Fara kalon pushime përrallore me të dashurin në Dubai

Shkruar nga Liberale

Marina Fara prej kohësh e kishte mbajtur shumë diskret jetën e saj private, por së fundmi bëri publike për herë të parë partnerin e saj. Marina postoi një foto krah tij dhe mes komenteve dalloi e ëma, Eli Fara, e cila duket se e ka miratuar këtë lidhje.

"Jeta ime", komentonte Eli.

Këtë fund janari Marina dhe partneri i saj kanë udhëtuar në Dubai, ku po kalojnë disa ditë pushimi.

Mes fotove të shumta, Marina nuk ka ngurruar të publikojë dhe një foto me partnerin.

Çifti shfaqen shumë të lumtur krah njëri-tjetrit dhe ndjekësit i urojnë të kenë një jetë të lumtur dhe të trashëgohen.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH