1

Foto/ Maluma fotografohet me të dashurën e re

               Publikuar në : 14:43 - 22/10/20 liberale

Pas ndarjes së bujshme nga modelja e njohur Natalia, Maluma ka nisur një lidhje të re. Këtë herë vajza që i ka vjedhur zemrën këngëtarit nuk është aspak një person i njohur në botën e showbizit.

Këngëtari kolumbian u fotografua së fundmi me Susana Gomez në rrugët e Los Angeles, teksa ishin veshur me bluza njësoj ku shkruhet “Hawai”, titulli i këngës së Malumas.

Maluma e kishte kombinuar bluzën me pantallona të shkurtra të verdha dhe një palë atlete portokalli ndërsa Susana kishte veshur tuta gri.

Këngëtari i vuri re paparacët që po e fotografonin teksa shikonte telefonin e tij.

Tags: ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back