Moderatorja Luana Vjollca, e cila la ekranin e Top Channel për televizionin Klan TV, ka zbuluar emrin e emisionit të ri.
“Mezi po pres të ritakohem me ju o zemër Luana-t e mi!”, shkruan moderatorja në Instagram, por pa zbuluar datën e fillimit të emisionit, apo formatin që do të ketë. Mesa duket, ajo ka zgjedhur t'i lërë në pritje ndjekësit, duke zbardhur ditë pas dite detaje të reja.
Ditën e djeshme, Luana postoi në Instagram foto me ikona luani dhe videon e një luani diamanti që vraponte në një sfond rozë me zemra. Ndërsa në promon e emisionit, ajo ka zgjedhur luanin e “Metro-Goldwyn-Mayer”.
Kujtojmë që Luana zuri vendin e Arjan Çanit, i cili pas shumë vitesh u largua nga ky ekran për të shkuar në Abc News. Më në fund motrat Vjollca janë bërë bashkë, në të njëjtin ekran, ashtu siç edhe e kanë nisur karrierën e tyre./Liberale.al
[gallery columns="1" size="full" jnewsslider="true" ids="1277749,1277750,1277751,1277752,1277753,1277745"]