Showbiz

Foto/ Ledri bën tatuazh emrin e personit të veçantë

Shkruar nga Liberale
Foto/ Ledri bën tatuazh emrin e personit të veçantë

Reperi i njohur shqiptar, Ledri Vula dhe partnerja e tij, Sara Hoxha, po e shijojnë më së miri ndjenjën e të qenurit prind.

Vajza e tyre e vogël, Poem Blu, e ka ndryshuar tërësisht jetën e çiftit mjaft të diskutuar në media.

Për të treguar dashurinë e madhe ndaj vajzës së tij, reperi i njohur ka realizuar së fundmi një tatuazh me emrin e saj në krah.

Ai ka shkruar thjeshtë fjalën “Poem”, e cila është pjesa e parë e emrit të vajzës së tyre. Ndërkohë që ngjyrosja e tatuazhit është bërë me ngjyrë blu, të marrë me shenjën e gishtërinjve të më të voglës së tyre.

Pëlqimet dhe komentet e shumta nga ndjekësit nuk kanë munguar, shumë prej të cilëve e kanë komplimentuar për tatuazhin e ri.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH