Aktualitet

FOTO/ Ky është i riu nga Elbasani që humbi jetën nga shembja e skelës në Hamburg

Shkruar nga Liberale
FOTO/ Ky është i riu nga Elbasani që humbi jetën nga shembja

Albert Zorba, 31-vjeçari nga Elbasani është njëri prej shqiptarëve që humbi jetën tragjikisht në kantierin e ndërtimit, mëngjesin e djeshëm në Hamburg, Gjermani.

Mësohet se i vëllai i të ndjerit Zorba ndodhet i burgosur në Angli, ndërsa i ati i moshuar ka mbërritur në Hamburg për të tërhequr trupin e të birit. (Fotoja e 31 vjeçarit është siguruar nga JOQ).

Viktima e dytë e identifikuar është një i ri nga Kukësi me inicialet R.H, ndërsa emrat e dy shqiptarëve të tjerët ende nuk janë bërë me dije. Mediet gjermane fillimisiht raportuan se viktimat ishin bullgarë pasi ishin të pajisur me pasaporta bullgare, por më pas u konfirmua se janë shtetas shqiptarë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH