Aktualitet

Foto/ Ky është biznesmeni që u vra para karburantit të tij

Shkruar nga Liberale

Guxim Gjyriqi u vra mesnatën e kaluar para biznesit të tij, karburant ne Tropoje. Sipas hetimeve të para, ai u ekzekutua pak pasi mbylli lokalin, i cili ndodhet afër karburantit të tij në Bajram Curri në lagjen ‘Partizani’.

Sipas BW, Guxim Gjyriqi është kushëri me Fatmir Haklajn, ish- shef komisariati në Tropojë dhe një figurë e njohur në vitet '97 por sidomos për vrasjen e ish- deputetit të PD Azem Hajdari më 12 shtator 1998.

Nuk ka ende të dhëna lidhur me ndonje autor të dyshuar të këtij krimi. Policia ka nisur hetimet, ndërkohë që FNSH ka blinduar zonën./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH