Aktualitet

Foto/ Ky është 47-vjeçari që abuzoi seksualisht dhe kërcënoi të miturën në Mat

Shkruar nga Liberale

Personi në foto është Urim Cenuka, banues në Mat. 47-vjeçari i cili u arrestua nga policia, pasi dyshohet se rreth dy javë më parë ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur 12-vjeçe.

E mitura e ka kallëzuar ngjarjen në polici së bashku me familjen ditën e djeshme, ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Mat për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, dhe “Kanosja”.

Ngjarja ka ndodhur më datë 01. 12.2021, ndërsa bëhet me dije se 47-vjeçari e ka kanosur të miturën për të mos treguar.

Ndërkaq mësohet se familja e 12-vjeçares është në gjendje të vështirë ekonomike.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH