Aktualitet

Foto/ Kush janë 2 kushërinjtë që ndërruan jetë në aksident

Shkruar nga Liberale

Aksidenti rëndë i ndodhur mbrëmjen e së hënës në autostradën Fier-Lushnje pranë rreth rrotullimit të Kolonjës, i ka marrë jetën 2 kushërinjve.

Jorges Shabani 21-vjeç ka gjetur vdekjen në momentin e aksidentit, ndërsa pak orë më vonë ka humbur jetën në spital edhe kushëriri i tij i parë Alteo Shabani 22-vjeç.

Mësohet se në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës vazhdon të jetë Alban Doksani 16-vjeç.

Ata udhëtonin me një automjet tip Benz me targa AA 277 GN i cili ka dalë nga rruga dhe pasi është përplasur me bordurën anësore ka rënë në një kanal./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH