Personi i cili humbi jetën sot aksidentalisht, teksa u rrëzua nga ballkoni i banesës së tij në katin e shtatë të një pallati në lagjen “Konferenca e Pezës” në Fier është Siri Runaj, 60-vjeç.
Runaj ishte një emër i njohur në Fier, pasi përveçse infermier, njihej edhe si këngëtar i polifonisë, ndërsa merrte pjesë edhe në festivale të ndryshme.
Aktualisht në vendngjarje ka shkuar policia, e cila ka kryer veprimet hetimore dhe ka transportuar trupin e pajetë në morgun e spitalit të Fierit./Gazeta Liberale