Aktualitet

Foto/ Kush është gjyqtarja që liroi anëtarin e bandës së Durrësit

Shkruar nga Liberale

Gjyqtarja e Krujës, Enkelejda Hoxha pranoi dje kërkesën e ish-numrit dy të bandës së Durrësit Endrit Dokle, duke e çuar dënimin në 25 vite dhe më pas duke e liruar pas 16 viteve në qeli.

Dënimi përjetë ishte lënë në fuqi nga Gjykata e Lartë dhe Kushtetuesja, por gjyqtarja sot i ka rrëzuar të gjitha duke e liruar nga qelia. 4 vite u ulën nga amnistia që u njoh nga gjyqtarja Hoxha, ndërsa 5 vitet që mbetën nga 25, u konvertuan në shërbim prove.

Ndër argumentet që kanë çuar në lirimin e Dokles, sipas gjykatës ka qenë sjellja e mirë e tij.

Gjyqtarja e gjykatës së Krujës, Enkelejda Hoxha që i hoqi sot dënimin përjetë ka dhënë edhe tre vendime të tjera për Doklen. Pas dy vendimeve që i njohu uljen e 4 viteve burg nga amnistia, lëvizja kyçe për lirimin nga burgu të Dokles që ka qenë dënuar për grup të strukturuar kriminal dhe vrasje ishte kërkesa në shtator të vitit të kaluar për ndryshimin e vendit të vuajtjes së dënimit nga burgu i sigurisë së lartë në Fushë Krujë në një burg të sigurisë së zakonshme. Kërkesa e tij u pranua po nga gjyqtarja Enkelejda Hoxha.

Menjëherë pas vendimit, pra ndryshimin e vendit të vuajtjes së dënimit, në tetor po të vitit 2019, Dokle depozitoi një kërkesë për lirim me kusht, pasi sipas avokatit pjesën më të madhe të dënimit maksimal 25 vite, e ka shlyer duke kërkuar më pas shuarjen e dënimit përjetë që dha gjykata e Lartë në 2014 dhe që e la fuqi edhe Gjykata Kushteteuse në 2017.

Kërkesa është kundërshtuar nga prokurorët, duke pretenduar se nuk plotëson kushtet, ndërsa kërkuan edhe përjashtimin e gjyqtares Hoxha me argumentin se i njëjti trup gjykues ka dhënë tre vendime në favor të kërkuesit. Gjithashtu sipas prokurorisë së Krujës lirimi është kryer në shkelje pasi pretendojnë faktin se gjykata i ka llogaritur si ditë burgu edhe amnistinë e cila sipas ligjit nuk llogaritet.

Mirëpo gjyqtarja Hoxha nuk mori parasysh kërkesat e prokurorisë, por të avokatit duke vendosur që këtë dënim përjetë ta shuaj dhe ta lërë 25 vite, më pas duke e cilësuar si dënim që pjesën dërrmuese e ka shlyer e ka liruar me kusht në shërbim prove. 5 vitet që i mbeteshin për të bërë nga 25 në total që u la përfundimisht iu kaluan në shërbim prove. Garant për të fituar lirinë me kusht duhet të dalë një firmë apo institucion për të marrë në punë, të cilën Dokle e ka siguruar nga biznesmeni Agim Çako./Gazeta Liberale

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH