Aktualitet

Foto/ Kush është 33 vjeçarja që vdiq në spital, i djegin dyshekun

Shkruar nga Liberale
Foto/ Kush është 33 vjeçarja që vdiq në spital, i

Një 33-vjeçare ka humbur jetën në spitalin e Durrësit mëngjesin e së enjtes. Ende nuk dihet shkaku i vdekjes së Romina Myftiut, nënë e një vajze 8-vjeçare.

Ajo ishte paraqitur në urgjencën spitalore me gjendje gripale dhe dhembje veshi.

Pasi i është dhënë ndihma e parë, mjeku i ka kërkuar të kthehej të nesërmen për një kontroll te neurologu.

Po mëngjesin e ditës tjetër Myftiu është paraqitur në spital në gjendje të rënduar dhe është shtruar në reanimacion nga ku nuk ka mundur të dalë më.

Në spitalin e Durrësit bëjnë të ditur se nuk kishte shfaqur simptoma të meningitit, po pati një regres të shpejtë të gjendjes shëndetësore.

Sipas TCH, mostrat e gjakut të 33-vjeçares që punonte si arkëtare në një nga sportelet e Ujësjellës Kanalizimeve Durrës pranë lagjes 11 të qytetit, janë dërguar në laboratorin e Institutit të Shëndetit Publik në Tiranë nga pritet dhe përgjigjja për të kuptuar shkakun e vdekjes.

Ndërkohë në banesën e saj është bërë dezinfektimi dhe asgjesimi i sendeve personale që mund të mbanin infeksionin, ndërsa kanë djegur edhe dyshekun ku ajo flinte.

[gallery columns="1" size="full" ids="1117377,1117376,1117374"]

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH