Showbiz

Foto/ Kryemadhi uron të bijën për ditëlindje: ERA ime që sjell...

Shkruar nga Liberale

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi i ka dedikuar fjalë zemre vajzës së saj të vogël, Erës, me rastin e ditëlindjes.

Përmes një mesazhi në Instagram, Kryemadhi pohon se nuk është pranë të bijës në këtë ditë për të festuar, për shkak të angazhimeve të saj politike.

Postimi i plotë: 

Era ime! Ky vit filloi me vështirësi të madhe për punën time dhe ndonjëherë më bën mua të pavëmendshme për gjëra shumë të rëndësishme, për ty Era ime. Por nuk mund ta filloja ditën sot sepse një gjë ishte në zemrën time që më shtrëngonte, dhe kuptova që mungesa e puthjes dhe përqafimit tënd ishte dhimbja më e madhe për mua.

Nuk jam sot me ty, Borën dhe Besin në shtëpi, sepse detyrimet e mia ndaj njerëzve që na përkrahin në sfidat që kemi janë shumë të mëdha, por Era, un të dua shumë por shumë shumë dhe të uroj mami edhe 100 vite të tjera. Qofsh e lumtur dhe Zoti t’i plotësoftë të gjitha dëshirat zemra ime.

Më fal shumë për vonesën e mesazhit por rutina e tranzicionit e tjetërson edhe memorien njerëzore. Të puth mami fort ERA ime që sjell kudo ndryshimin.

Të dua shumë

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH