Aktualitet

Foto/ Kjo është 45 vjeçarja që u vra në makinë nga bashkëshorti

Shkruar nga Liberale
Foto/ Kjo është 45 vjeçarja që u vra në makinë

Klarita Ismalaj, mbeti e vdekur paraditen e sotme në fshatin Bubq, Krujë, pasi u qëllua për vdekje me thikë nga bashkëshorti i saj, Artan Ismalaj. Mësohet se bashkëshorti 51, vjeçar ka shkuar brenda rrethimit të një fasonerie në zonë dhe brenda në makinë ka qëlluar disa herë me thikë 45 vjeçaren.

Si pasojë e plagëve të marra, gruaja ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa bashkëshorti pak momente më pas ka tentuar të vrasë veten. Ai është vetëqëlluar disa herë me thikë në pjesë të ndryshme të trupit dhe për pasojë është dërguar me urgjencë në spital.

Ka qenë roja i fasonerisë, ai që ka parë ngjarjen dhe ka njoftuar Policinë. Roja ka thënë se fillimisht ka menduar se çifti ka qenë në momente intime, por kur është afruar ka parë gjakun.

“Fillimisht mendova se ishin në momente intime, dhe u afrova për t’i larguar, por më pas pash viktimën të mbuluar me gjak, atëherë njoftova policinë”, ka thënë roja.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH