Aktualitet

FOTO/ “Juria dhe publiku e paskan të lehtë vendimin”, anëtari i grupit legjendar ‘Djemtë e Detit’ dhe Anjeza Shahini zgjedhin fituesin e Festivalit

Shkruar nga Liberale

Kanë performuar të 26 këngët që do të garojnë në dy netët e mbetura të festivalit të Këngës në RTSH. Dhe si çdo garë, ka edhe një favorit. Por në dallim nga festivalet e kaluara, emra të njohur kanë dalë hapur dhe kanë dhënë mendimin e tyre për fituesin e festivalit.

Rikthimi i këngëtares së mirënjohur, Elsa Lila, pas 25 vitesh në skenën e festivalit të Këngës në RTSH, nuk mund të kalonte pa u vënë re.

Elsa Lila performoi me këngën “evita” në natën e dytë dhe shihet si një prej favoriteve për të fituar garën, çka do t’i jepte asaj mundësi për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovizion.

“Faleminderit të gjithëve për emocionin dhe dashurinë që po më jepni! Kjo është dhurata më bukur️! Shihemi sonte në Natën e tretë”, ka qenë një mesazh i këngëtares në Instagram drejtuar ndjekësve dhe adhuruesve të saj të shumtë..

“Juria dhe publiku e paska të lehtë vendimin këtë vit”, i shkroi Anjeza Shahini koleges së saj.  Kujtojmë se Anjeza Shahini ka rezultatin më të mirë në përfaqësimet e deritanishme në Eurovizion.

Por për të përforcuar mendimin se Elsa Lila është favoritja e padiskutueshme e festivalit, mjaftojnë fjalët e një prej emrave legjendarë të muzikës shqiptare.

Valentin Markvukaj, kompozitori dhe anëtari i grupit legjendar “Djemtë e Detit”, i cili jeton prej vitesh në Australi, është rikthyer këto ditë dhe nuk kishte sesi ai t’i mungonte festivalit. Markvukaj   pasi ka ndjekur të gjithë konkurrentët tha se “Elsa Lila në Eurovizion. Muzikalisht shumë më lart nga të gjithë”,  u shpreh Markvukaj.

Valentin Markvukaj, sakaq, ka gjetur rastin të takohet edhe me disa nga miqtë e tij të vjetër, ikona të këtij festivali si Mimoza Selimi, Shpëtim Saraçi dhe Markeljan Kapedani.

Në fund të katër netëve do të bëhet përzgjedhja e fituesit nga votat e publikut dhe juria, fituesi i të cilit do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion 2023.  /Liberale.al/

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH