Aktualitet

Foto/ Jo vetëm shpërthimi i ujit, ja gafa tjetër që ndodhi në stadium

Shkruar nga Liberale
Foto/ Jo vetëm shpërthimi i ujit, ja gafa tjetër që ndodhi

Lajmi i mbrëmshëm nuk ishte për rezultatin e ndeshjes Shqipëri-Francë, pasi edhe nëse Shqipëria fitonte, ajo ishte sërish jashtë Euro 2020.

Pavarësisht se një fitore në inaugurimin e stadiumit më të ri të kryeqytetit, do të ishte një simbolikë e bukur për Kombëtaren.

Gjithë vëmendjen e mori inaugurimi i stadiumit, ku nuk munguan gafat, edhe pse ishte folur se gjithçka ishte gati.

Ndoshta nga shpejtësia, organizatorëve u kanë shpëtuar disa detaje të rëndësishme.

Pas fushës së dëmtuar, mungesës së ujit në tualete apo edhe radhëve të gjata të krijuara gjatë daljes nga stadiumi, organizatorët kishin gabuar edhe me anglishten.

Pjesë e inaugurimit ishte edhe vendosja e firmës simbolike të të ftuarve speciale në një tabelë. Në vend të fjalës ‘inauguration’, organizatorët e kishin shkruar ‘inaguration’./Gazeta Liberale

[gallery columns="1" size="full" ids="1104135,1104134,1104133,1104132,1104131,1104130,1104129,1104128,1104127,1104136"]

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH