Aktualitet

Foto/ Ja kush janë 8 prokurorët e SPAK që do hetojnë politikanët

Shkruar nga Liberale
Foto/ Ja kush janë 8 prokurorët e SPAK që do hetojnë

Këshilli i Lartë i Prokurorisë pranoi ditën e djeshme disa propozime të Komisionit të Posaçëm për ngritjen e SPAK. Një prej tyre kishte të bënte me pranimin e propozimit pë ngritjen e SPAK me 8 prokurorë.

Sipas propozimit kërkohet që brenda 30 ditëve (ose brenda muajit nëntor 2019) në mbledhje plenare të Këshillit të përmbyllet procedura e ngritjes në detyrë për 8 prokurorët kandidatë për Prokurorinë e Posaçme dhe të kryhet emërimi i tyre pranë kësaj prokurorie.

Gjatë kësaj periudhe tranzitore, Komisioni Posaçëm propozon që Këshilli (komisionet përkatëse) të përgatisin aktet e nevojshme për t’u miratuar. Këto akte përfshijnë: Vendimet për emërimin e 8 prokurorëve në Prokurorinë e Posaçme; Vendimin për caktimin e përherëshëm të drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme me mandat 3 vjeçar nga 8 prokororë të emëruar në Prokurorinë e Posaçme; Ndërprerjet e caktimeve të përkohshme për prokurorë që janë të emëruar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe ushtrojnë detyrën pranë një prokurorie tjetër; Ndërprerjet e caktimeve të përkohshme për prokurorë që janë të caktuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda por janë emëruar pranë një prokurorie tjetër.

Emërimin e prokurorëve që aktualisht janë të emëruar në Prokurorinë e Shkallës së Parë për Krime të Rënda dhe Prokurorinë e Apelit për Krime të Rënda, në prokurori të tjera të juridiksionit të përgjithshëm (duhet theksuar që me fillimin e punës së Prokurorisë së Posaçme pushon së funksionuari Prokuroria e Krimeve të Rënda).

Komisioni propozon gjithashtu që Këshilli të autorizojë Kryetarin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë të koordinojë punën me Këshillin e Lartë Gjyqësor për të marrë në mënyrë të njëkohshme vendimet përkatëse për Gjykatën e Posaçme dhe Prokurorinë e Posaçme. Ekzistenca e njërit organ pa tjetrin, qoftë edhe disa orëshe mund të sjellë probleme. Pas emërimit të 8 prokurorëve në Prokurorinë e Posaçme, Këshilli i Lartë i Prokurorisë hap menjëherë garën për shprehjen e interesin nga ana e 8 prokurorëve tashmë të emëruar për pozicionin e drejtuesit, fazë e cila zgjat 5 ditë. Gjithë procesin duhet të mbarojë brenda 30 ditëve.

Anëtarët e Këshillit kanë shprehur opinionet e tyre rreth këtij propozimit i cili është votuar në unanimitet.

Në 16 Korrik 2019, Këshillit i Lartë i Prokurorisë ka renditur 15 kandidatë prokuror për SPAK. Tashmë 8 prej tyre kanë kaluar vetingun me vendim të formës së prerë.

Emrat

Altin Dumani

Arben Kraja

Klodian Braho

Enkeleda Millonaj

Edvin Kondili

Ened Nakuçi

Elida Kaçkini

Behar Dibra/Gazeta Liberale

[gallery columns="1" size="full" gss="1" ids="1097135,1097136,1097137,1097138,1097139,1097140,1097141,1097142"]

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH