Aktualitet

Foto/ Ja ku punonte i riu që u plagos sot në Tiranë

               Publikuar në : 15:53 - 22/08/19 V Liberale

I riu i cili u plagos me një plumb në kokë dhe që tani është në gjendje kome punonte tek pallati që shihni në foton më poshtë.

Nuk dihen ende shkaqet pasi policia ka dhënë shumë pak informacion në lidhje me ngjarjen, ndërsa priten detaje të tjera më vonë.

Informacion paraprak:

Sot rreth orës 11:30 në rrugën “Myslym Shyri”, dyshohet të jetë qëlluar me armë zjarri një shtetas, ende i paidentifikuar, rreth 30 vjeç, pranë një objekti në rikonstruksion.

Shtetasit i është dhënë ndihma e parë dhe u transportua në spital për ndihmë të specializuar.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /Gazeta Liberale

(Visited 301 times, 1 visits today)

Etiketa: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *