Aktualitet

Foto/ Ja gardiani që vrau të dashurin e motrës dhe kushëririn e tij

Shkruar nga Liberale
Foto/ Ja gardiani që vrau të dashurin e motrës dhe

Dy persona mbetën të vrarë me armë zjarri mesditën e djeshme në Patos. Njëri prej tyre gjeti vdekjen në vend, ndërsa tjetri ndërroi jetë pak minuta pasi mbërriti në Spitalin e Fierit.

Të vdekur mbetën shtetasit Elis Kapaj, 22 vjeç, dhe Manol Rrapaj, 26 vjeç, banues në Patos. Ndërsa personi i dyshuar që qëlloi për vdekje është shtetasi Martin Skendaj, 22 vjeç, punonjës i Policisë së Burgjeve në Fier.

Pas arrestimit, Policia bëri të mundur sekuestrimin e armës së shërbimit të 22- vjeçarit, i cili qëlloi për vdekje dy të rinjtë. Nga informacionet paraprake mësohet se shkak i kësaj ngjarjeje është një konflikt mes të rinjve, i cili përfundoi dje me dy viktima. Edhe banorët e zonës kanë konfirmuar se shkak për konfliktin mes të rinjve, që çoi në krimin e rëndë, ishte lidhja e dashurisë mes motrës së autorit dhe 26 vjeçarit Manol Rrapaj.

Familjet Skendaj dhe Rrapaj ndodheshin në sherr që prej disa kohësh me njëra-tjetrën, për shkak të lidhjes së dy të rinjve. Edhe ditën e djeshme, ngjarja nisi në fshat me një përleshje me leva dhe mjete të forta dhe përfundoi në ambientet e Poliklinikës së Patosit, duke sjellë dy viktima.

Sipas 'Panorama', sherri në fshat dyshohet se gardiani Martin Skendaj kishte marrë shumë dëmtime në kokë e trup dhe ka qenë i detyruar të shkojë për të marrë mjekim në spital, por dy të rinjtë duket se nuk janë mjaftuar me aq.

Ata i kanë zënë pritë dhe sapo Skendaj ka hyrë në spital, kanë nisur ta qëllojnë me grushte dhe mjete të forta. Në sherr e sipër 22-vjeçari ka nxjerrë armën e shërbimit dhe u ka bërë thirrje të largohen, por ata nuk kanë pranuar të heqin dorë.

Ai i ka qëlluar dhe është përpjekur të dalë nga spitali. I plagosur rëndë dhe me dëmtime të shumta në trup, Martin Skendaj nuk ka mundur të largohet shumë dhe Policia e ka arrestuar./Gazeta Liberale

[gallery columns="1" size="full" ids="1112841,1112842"]

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH