Një 52 vjeçar shqiptar në Athinë, i cili ishte zhdukur pa lënë gjurmë në fund të muajit gusht, është gjetur i pajetë në pyll.
Bëhet fjalë për shtetasin Ramadan Gremshi, i cili kishte mbi 3 muaj që kishte humbur kontaktet me familjen e tij në Agios Anagiros.
Komuniteti shqiptar në Greqi bëri thirrje për ndihmë për të gjetur 52 vjeçarin e humbur në datën 22 gusht.
Trupi i tij u gjet në një pyll dhe sipas raportimeve, nga verifikimet e para, rezulton të jetë 52 vjeçari i zhdukur.