Aktualitet

FOTO/ I zuri orteku i dëborës në greminë. Si humbën jetën dy turistet e huaja në Valbonë!

Shkruar nga Liberale

Trupat e pajetë të dy turisteve janë nxjerrë me vështirësi për shkak të motit të keq pasi në terren nuk hynte dot as helikopteri.

Ato u transportuan për në morg për t’iu nënshtruar autopsisë përkatëse.

Dy turiste, një franceze dhe një belge humbën jetën gjatë një ekspeditw në Alpet e Valbonës.

Baets Myrthe, 25 vjeçe nga Belgjika dhe Joanna Blocaille me origjinë franceze udhëtonin të pa shoqëruara me guida përkatëse në zonën e Qafë Valbonës.

Si pasojë e terrenit të vështirë dhe kushteve atmosferike shoqëruar me mjegull të dendur, dy gratë përfunduan në një humnerë. Sikur të mos mjaftonte kjo, në zonë ka pasur edhe një ortek dëbore duke i zënë poshtë.

Në ndihmë të shërbimeve policore shkoi edhe skuadra alpine e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Shkodër, pasi për shkak të terrenit shumë të vështirë dhe motit të keq, punonjësit e Policisë që ndodhen në vendngjarje, e kanë të pamundur nxjerrjen e trupave nga humnera.

Zona e Alpeve është e njohur për incidente me pasoja fatale të turistëve të huaj, pasi shpesh udhëtojnë të pa shoqëruar me njohës lokal të zonës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH