Mediat kosovare kanë bërë të ditur identitetin e 28-vjeçares që kërcënoi me armë hoxhën Sead Bejta në Mitrovicë.
Ajo është Suzana Tahiri e njohur me nofkën “Shqiponja”. Tahiri njihet në Kosovë si modelja e “Shpisë së Tahiri ka vazhduar karrierën e saj si modele, duke u angazhuar në sfilata, reklama e fotosesione të shumta.
Por ajo është përfshirë edhe në politikë. Ka qenë përkrahëse e Partisë Demokratike të Kosovës, njëkohësisht edhe më e votuara në Kuvendin Zgjedhor të PDK-së në Vushtrri, derisa ka mbajtur edhe postin e kryetares në nëndegën e PDK në fshatin Pantinë.
Sipas mediave kosovare, disa ditë më parë Hoxha nga Zhabari i Komunës së Mitrovices Sead Bejta është gjuajtur me armë nga Tahiri, të cilës i kishte premtuar se do të ndahej nga gruaja dhe do të martohej me të./Gazeta Liberale
[gallery columns="1" size="full" gss="1" ids="1101299,1101296,1101297,1101292,1101293,1101294,1101298,1101291,1101295"]