Aktualitet

Foto/ I hetuar për vrasje, ja pronari i makinës që iu vu sot tritol

Shkruar nga Liberale

Një shpërthim tritoli ka ndodhur në rrugën “Ramazan Bogdani” në kryeqytet, në zonën e njohur si 'Frigoriferi'. Mësohet se tritoli ishte vendosur në një makinë tip Benz në pronësi të Artion Bylykut, e cila qëndronte e parkuar pranë një pallati.

Makina ka shpërthyer sapo ky i fundit ka hapur derën e automjetit, por fatmirësisht nuk ka pësuar dëmtime.

Sipas Report Tv, Bylyku merrej me tregti makinash dhe ka qenë i hetuar për një vrasje të ndodhur në vitin 1992.

Tre pistat ku po hetohet ngjarja e ndodhur janë konkurrenca, hakmarrja dhe konfliktet e pronësisë./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH