Aktualitet

Foto/ Humb jetën në aksident shqiptari në SHBA, djali dedikim prekës

Shkruar nga Liberale

Një 52-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Nju Xhersi të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Mësohet se ai është 52 vjeçari Nuri Kloshi, i cili teksa ishte duke drejtuar motorin e tij Kaëasaki, u godit nga një kamion plehrash.

Djali i viktimës ka bërë një postim prekës në Facebook. I trishtë është edhe detaji që vetëm dy javë më parë ai kishte ardhur në Shqipëri për të përcjellë në banesën e fundit nënën e tij.

“Për këdo që e lexon këtë, me zemër të copëtuar ju njoftoj se dje, 17 shkurt 2020, babai im Nuri Kaloshi u përfshi në një aksident me motor rreth orës 3 të mëngjesit. Ai për fat të keq ka humbur jetën. Babai im do të mbahet mend gjithmonë dhe do ta duam pafund. Të dua shumë babi dhe e di që na po shikon të gjithëve si engjëll që je. Pusho në copa babi me Nanën”, shkruante djali i tij. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH