Showbiz

Foto/ Heidi Klum del nga shpella

Shkruar nga Liberale

Lajmi për vdekjen e Raquel Welch përhapi trishtim në botën e Hollivudit. Aktorja e cila hapi rrugën e pjesëmarrjes së femrave në filmat aksion dhe që konsiderohej si një nga seks simbol i viteve 1960, është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare.

Ajo u bë e njohur përmes rolit të saj si një "gruaja e shpellës" në filmin e vitit 1966, "One Million Years B.C.", me pamjet dhe fotot që e shfaqnin atë të veshur me bikini prej lëkure.

Disa të famshëm e nderuan atë me postime dhe referenca në rrjetet sociale, përfshirë Heidi Klum.

Modelja e njohur nga Gjermania, e cila mban një llogari shumë aktive në Instagram, ka publikuar një foto ku shfaqet si një “grua e shpellës”, e njohur ndryshe si Raquel Welch. Fotoja është realizuar 21 vite më parë dhe Heidi Klum pozon për objektivin e Mark Seliger për revistën GQ./Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH