Pas zbulimit të identitetit të viktimës në Kavajë dhe policit që mbeti i plagosur gjatë sherrit që ndodhi mbrëmjen e djeshme ku shkak u bë një grua, tashmë është zbuluar edhe identiteti i kësaj së fundit.
Sipas “Balkanweb” ajo është Marsida Qatja, ndërsa mësohet se ka qenë e martuar dhe se burri i saj ndodhet në burg në Gjermani. Ndërkohë ajo kishte një lidhje dashurie jashtë martese me viktimën Dritan Haxholli.
Po t’i hedhësh një sy “Facebook-ut” të saj vë re se ajo zotëron një agjensi turistike dhe se bën një jetë luksoze.
Në banesën e Marsida Qatja, në momentin kur ndodhi krimi kanë qenë edhe 3 fëmijët e saj të mitur, përkatësisht të moshave 10, 7 dhe 2 vjeç. /Gazeta Liberale