Showbiz

Foto/ Gjuajti me telefon Bebe Rexhen gjatë koncertit, agresori tregon arsyen e sulmit

Shkruar nga Liberale

Këngëtarja dhe tekstshkruesja e nominuar për Grammy, Bebe Rexha ishte duke performuar në një koncert në Manhattan, kur u godit me një celular pasi një burrë nga publiku e hodhi atë drejt saj.

Ngjarja ka ndodhur natën e 18 qershorit, të dielën. Sulmuesi i dyshuar është identifikuar si Nicolas Malvagna, një 27-vjeçar banues në Manalapan, New Jersey. Ai u akuzua për sulm dhe u arrestua menjëherë pas ngjarjes. Aktualisht, Malvagna ndodhet në paraburgim nga policia

“Po përpiqesha të shihja nëse mund ta godisja me telefon në fund të shfaqjes, sepse do të ishte qesharake,” tha autori, sipas një kallëzimi penal.

Gjuajtja e fortë e la kantautoren të gjakosur dhe të mavijosur, sipas policisë dhe fotove që ajo postoi nga plagosja e saj. Ajo u largua me shpejtësi nga skena dhe u dërgua në një spital, ku mori qepje për të mbyllur një prerje të hapur mbi syrin e saj të majtë.

Shumë fansa e qortuan marifetin e dhunshëm dhe kërkuan që autori të mbajë përgjegjësi.

“Uau, kjo është kaq e poshtër, e keqe dhe shqetësuese. Bebe Rexha nuk e meriton fare këtë. Shpresoj që ajo të jetë mirë dhe shpresoj që personi që hodhi telefonin të akuzohet për sulm”, shkroi një ndjekës në Twitter.

Të nesërmen, këngëtarja e nominuar për Grammy postoi në Instagram foto të dëmtimit të saj me mbishkrimin: "Jam mirë".

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH