Aktualitet

Foto/ Gjenden më në fund turistët që humbën në Kanionin e Gjipesë

Shkruar nga Liberale

Policia e Himarës ka arritur të gjejë dy turistë spanjollë, të cilët humbën për 3 orë në Kanionin e Gjipesë.

Pas 3 orë kërkimesh intensive shërbimet e policisë i kanë gjetur në pjesën veriore të këtij kanioni, në kufi me fshatin Vuno. Siç raporton policia, dy turistët 34 vjeç dhe 26 vjeçe janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe fatmirësisht nuk kanë pësuar asnjë dëmtim.

Policia i ka shoqëruar turistët drejt automjetit të tyre në rrugën nacionale Vlorë-Himarë./Gazeta Liberale

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH