Showbiz

Foto/ Gazetari i kundërvihet Meghan Markle: Është aktore që ankohet

Shkruar nga Liberale
Foto/ Gazetari i kundërvihet Meghan Markle: Është aktore që

Dukesha Meghan Markle po shfaq prej kohësh shqetësim për mënyrën se si po trajtohet nga tabloidët britanikë.

Gazetari britanik Piers Morgan mendon se Markle po ankohet së tepërmi. Ai është shprehur për “US Weekly” se Markle duhet t’i japë fund sjelljeve të këtilla prej aktoreje.

“Mendoj se Meghan Markle duhet të ndalojë së ankuari, pikë. Ajo është një aktore që ankohet më tepër sesa duhet. E them këtë me shumë respekt. Por pjesëtarët më të rëndësishëm dhe më të suksesshëm të familjes mbretërore gjithmonë e kanë kuptuar, nuk janë ankuar, nuk kanë bërë pyetje, kanë bërë thjesht detyrën e tyre dhe të gjithë i duan. Në momentin që ti qahesh për çdo gjë, njerëzit të shqetësojnë. Pa prit pak, po jeton në pallatet tona të shtrenjta, me shërbëtorë, fillo të kuptosh pak realitetin", ka thënë Morgan.

Risjellim në vëmendje se Meghan ka paditur së bashku me princ Harry-n tabloidin “The Mail on Sunday”, për publikimin e paligjshëm të një letre private që ajo shkroi për të atin./Gazeta Liberale

[gallery columns="1" size="full" gss="1" ids="1098701,1098698,1098699,1098700,1098702,1098703,1098704,1098706,1098707,1098708,1098697"]

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH