Showbiz

FOTO/ Fituesi i edicionit të parë të Big Brother përfundon duke punuar në ndërtim: Shumë i lumtur me punën!

Shkruar nga Liberale

Ai u bë një emër i njohur kur u shfaq në Big Brother-in e parë në Mbretërinë e Bashkuar dhe fitoi. Por këto ditë Craig Phillips, 51 vjeç, ia ka kthyer shpinën vëmendjes mediatike dhe po punon në një kantier ndërtimi, shkruan The Sun.

Ylli i spektaklit Big Brother, i cili merr vetë përsipër ndërtimet, punon së bashku me një ekip ndërtuesish gjatë një dite pune në Liverpool.

“Më e fundit ishte ‘ndërtimi i ëndrrave’ tona, në të cilën unë dhe Laura, gruaja ime, ndërtuam një super shtëpi që kam ëndërruar ta ndërtoj për më shumë se 20 vjet. Ne ia dolëm të përfundojmë të gjitha gati për ardhjen e fëmijës tonë të parë në mars të vitit 2019”, tha ai.

Ai ia dhuroo paratë e tij të çmimit mikes së tij me sindromën Down, Joanne Harris, për të paguar për transplantin e zemrës dhe mushkërive të saj.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH