Aktualitet

Foto/ E vranë dhe i dogjën kokën, ja kush është 45-vjeçari nga Korça

Shkruar nga Liberale
Foto/ E vranë dhe i dogjën kokën, ja kush është

Flamur Duci, 45 vjeç banor i fshatit Mborje të Korçës ishte divorcuar pak vite më parë. Ai jetonte vetëm pasi ishte kthyer nga Franca, pas divorcit. Mëngjesin e sotëm, ai u gjet i vdekur në shkallët e biznesit të tij në këtë fshat.

Sipas policisë është sulmuar të paktën nga dy persona me mjet prerës në pjesët jetësore të trupit.

Burimet e siguruara thanë se personat fillimisht janë konfliktuar brenda ambjenteve të minimarketit në pronësi të 45 vjeçarit aty ku duket se njëri prej të kërkuarve nga policia ka marrë thikën mbi banakun e marketit duke e goditur disa herë në trup.

Gjithashtu burimet tregojnë se personat e konfliktuar me 45 vjeçarin e kanë spërkatur në trup me benzinë dhe i kanë vënë flakën, çka tregon se kanë dashur edhe të humbin gjurmët e krimit. Si pasojë e flakëve viktima ka marrë plagë djegieje në kokë.

Policia nuk ka gjetur në vendin e ngjarjes armën e ftohtë me të cilin është kryer vrasja e 45 vjeçarit, por ka gjetur prova të tjera përfshi dhe gjurmë gishtash në vendngjarje, çka do të ndihmojë grupin hetimor të shkojë tek autorët e kësaj vrasjeje që ka shokuar banorët e fshatit të njohur.

[gallery columns="1" size="full" ids="1112528,1112525,1112526,1112527"]

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH