Showbiz

Foto/ E përfolur shpesh në media, vajza e Jozefina Topallit bëhet nuse, bën dedikimin e veçantë për bashkëshortin

Shkruar nga Liberale

Vajza e ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli ka kurorëzuar dashurinë e saj, nëpërmjet një ceremonie të veçantë martesore.

Në një postim në facebook, përkrah fotove e veshur e me të bardha, Megi Topalli ka bërë një dedikim për bashkëshortin e saj, me të cilin ka edhe dy fëmijë.

"Sot, kemi një ditë të mrekullueshme, një ditë plot me dashuri, lumturi dhe emocione të pafundme.

Në këtë ditë të shenjtë për ne, së bashku me Angjin dhe dy fëmijët tanë të shtrenjtë, festojmë dashurinë dhe perkushtimin që na bashkon si familje. Familja është një dhuratë e madhe, ajo është thelbi i gjithçkaje, është burimi i lumturisë dhe një forcë e jashtëzakonshme në jetën tonë.

Ne jemi të lumtur që mund t'i ndajmë disa foto nga ky moment i veçantë me ju të gjithë.

Falënderojmë familjet tona, miqtë dhe të gjithë ata që kanë ndarë këtë ditë të veçantë me ne. Ju jeni pjesë e kujtimeve tona të bukura dhe ndihemi mirënjohës për përkrahjen dhe dashurinë që na jepni", shkruan ajo.

Megi ka qenë shpesh pjesë e lajmeve rozë për shkak të fejesës që ka pasur me këngëtarin Luiz Ejlli, një lidhje që siç ka deklaruar ky i fundit, i ka dhënë gjithçka, duke lënë pas edhe pasionin për muzikën dhe këngën. Gjatë kohës së BBV, ku Luizi rrëmbeu vëmendjen e mediave dhe publikut, foli sërish për këtë çështje duke treguar arsyet e ndarjes.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH