Aktualitet

FOTO E DITËS: Presidenti Bajram Begaj me Ambasadoren Yuri Kim (çfarë fshihet pas së qeshurës me të madhe)

Shkruar nga Liberale

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, mori pjesë në pritjen me rastin e 100 vjetorit të Komunitetit Mysliman Shqiptar. Në fjalën e tij, Begaj vuri theksin se roli që ka pasur Komuniteti Mysliman, sipas së cilit, KMSH ka dëshmuar se shërbimi ndaj kombit dhe ndaj besimit janë vlerë dhe mision.

Begaj shtoi se gjatë kohës që ai do të jetë president, do të jetë një mbështetës dhe mbrojtës i lirisë së besimit si edhe promotor e promovues i harmonisë dhe bashkëjetesës fetare si një vlerë kombëtare.

“Dëshiroj t’ju siguroj se si President i Republikës: do të vazhdoj të jem një partner i fortë i Juaji dhe i besimtarëve të çdo besimi; do të vazhdoj të jem mbështetës dhe mbrojtës i lirisë së besimit; promotor e promovues i harmonisë dhe bashkëjetesës fetare si një vlerë kombëtare”, tha Begaj.

Në takim ka qenë e pranishme dhe ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim dhe përfaqësues të Komuniteteve të tjera fetare në Shqipëri.

Siç mund të shikohet nga fotot e shkrepura nga LSA, të dy kanë qenë mjaft të qeshur. Në një moment presidenti Begaj është 'shkrirë së qeshuri'. Gjithsesi, shfaqja në një atmosferë të tillë e kreut të shtetit shqiptar dhe e përfaqësues diplomatike të SHBA-së në Tiranë reflektojnë në fakt  marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve dhe kombeve tona.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH