Reshje dhe shtrëngata shiu thuajse çdo ditë. Vendi ynë po përballet me mot të pazakontë në ditët e fundit të pranverës. Vera duket se po vjen me shtrëngata. Edhe pse gjatë paradites vendi është përfshirë nga temperatura të larta dhe diell i fortë, pasditja është shoqëruar me shira të dendur.
Qyteti i Kuçovës u përball pasditen e sotme nga reshje të dendura shiu dhe breshëri.
Siç tregojnë edhe pamjet disa shtëpi janë përmbytur në lagjen “1 Maji” të këtij qyteti, ndërsa banorët po heqin me kova ujin nga banesat. Nga breshëri ata thanë se u janë dëmtuar edhe të mbjellat. Sinoptikanët parashikojnë mot të paqëndrueshëm edhe në ditët e tjera të javës.