Autoritet në Britaninë e Madhe janë vënë në kërkim të tre shqiptarëve të cilët dyshohet se kanë kryes një sërë grabitjesh, përfshirë edhe atë prej 300 mijë paundësh, në shtëpinë e futbollistit të njohur Raheem Sterling.
Grabitja e yllit të futbollit britanik ndodhi, teksa ai ishte pjesë e finaleve të Kupës së Botës.
Alfred Isufi, 48 vjeç; Gerard Kalaja, 22 vjeç dhe Henri Osmani, 44 vjeç, shtetas shqiptarë po kërkohen për t’u marrë në pyetje lidhur me 33 vjedhje, duke përfshirë edhe vjedhjen brenda në shtëpinë e sulmuesit anglez.

Shtëpia 7 milionë paundëshe e yllit të Premier Ligës në Oxshott, Surrey dyshohet se u grabit ndërsa Sterling luante për Kombëtaren angleze në Katar.

Pas ngjarjes, Sterling u detyrua të kthehej nga Kupa e Botës për të qenë me familjen e tij.

Media britanike The Sun shkruan se të tre personat e kërkuar nuk besohet se janë larguar nga MB.
Në shtëpinë e futbollistit dyshohet se janë marrë sende dhe bizhuteri me vlerë 300,000 £.